INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha poston foton e rrallë me vogëlushin London dhe jep një mesazh të bukur për të gjitha nënat [FOTO]

Sara Hoxha poston foton e rrallë me vogëlushin London dhe jep një mesazh të bukur për të gjitha nënat [FOTO]

Publikuar më: 14:17 14-05-2017

London Noor Liço ka sjellë shumë gëzim, në jetën e çiftit Sara Hoxha dhe Ledion Liço, të cilët janë në një lidhje prej kohësh. Që prej ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Sara i është dedikuar tërësisht rritjes së vogëlushit London Noor. Trashëgimtarja e Top Channel ndan me ndjekësit e saj shpesh herë foto nga “detyrat” e saj si nënë, po ashtu edhe momentet më të bukura me djalin.

Në Ditën Ndërkombëtare të nënave, Sara ka postuar një foto të rrallë që ka bërë nga salla e operacionit kur ka lindur Londoni për të dhënë kështu një mesazh të fortë për të gjitha nënat.

“Dita kur u bëra nënë. Kjo është për gjithë mamatë: edhe nëse je 20 ose 45 vjeç, edhe nëse je e martuar apo një mama beqare, edhe nëse ke bërë lindjen me operacion apo natyralisht, edhe nëse ke dhënë qumësht gjiri apo qumësht të blerë, edhe nëse je mama që rri në shtëpi ose mama qe punon. Kjo është për të gjitha mamatë që mundohen çdo ditë për të rritur fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë!” – ka shkruar Sara përbri fotos.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992