Motrat Hoxha na e kanë treguar se kanë një marrëdhënie të mirë me modën. Trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha ndodhet në Paris me motrën Lori, djalin e saj dhe partnerin Ledion Liço. Gjatë udhëtimit të saj në Francë, Lori ka postuar një foto ku duket shumë stylish, me çizme të gjata metalixato, një fund të shkurtër dhe flokë biond që bien në sy që prej larg.
Ajo duket shumë në formë që pas lindjes së djalit London dhe komentin ideal për foton e ka gjetur Lori.
“Fuego”-i shkruan Lori në foto, ku në spanjisht do të thotë “zjarr”, e për ta bërë më “intrigant” komentin, nuk i ka vendosur emoji fare.