Sot 9 vite Dritan Hoxha u largua nga jeta duke lënë pas vetëm kujtime të përhershme.
Fëmijët e themeluesit të “Top Medias” vazhdojnë ta kenë motiv jete babain që i frymëzoi të bëhen ata që janë sot. Ata shpesh e kujtojnë babain e tyre me anë të postimeve të shumta dhe këtë ka bërë edhe Sara Hoxha ditën e sotme. Ajo ka postuar një video dy sekondëshe ku tregohet Tani me një buzëqeshje në fytyrë. Një buzëqeshje e munguar prej vitesh familjarëve por që kujtimet mbeten aty dhe ringjallin imazhin e tij.