Sara dhe Ledri Vula janë padyshim çifti më simpatik i shoëbiz-it shqiptar. Ata kanë kohë që janë njohur dhe tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa Sara është dhe në një pritje të ëmbël.
Çifti shfaqej në një super festë buzë detit në jug të Shqipërisë, ku zbuluan gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë.
Sara do të sjellë në jetë një vajzë dhe dyshja është në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Nëqoftëse deri tani e kishte mbajtur të fshehtë dhe përpiqej të fshihej sa më shumë nga sytë e publikut, tashmë Sara nuk na i kursen aspak pozat me barkun e rrumbullakosur.
Pasi ndau foton e parë shtatzënë, partnerja e Ledrit ka nisur “të mbushë” Instagramin me të tjera foto ku i duket mjaft mirë barku.
Vetëm pak orë më parë, Sara ka publikuar një tjetër foto ku shfaqej e veshur me një fustan dhe të gjithë sytë ishin tek barku i saj i rrumbullakosur.
Bukuroshja kishte pozuar me një mikeshë, ndërsa krahas postimit shkroi:
“Vajza ime, apo duhet të them ‘vajzat e mia?'”