Pak ditë më parë në prag të finales së "BBV", Sara Hoxha bëri me dije se edicioni i tretë (pa mbaruar mirë i dyti) i reality show-t do të vijë shumë shpejtë, duke i kuriozuar jo pak fansat e programit. E në fakt duket se formati do të rikthehet vërtetë më shpejtë se c'presim, teksa producentja e tij ka zbuluar së fundmi periudhën kur do të fillojë "BBV3"
“Do kemi një “BBVA 3” së shpejti, patjetër. “Big Brother” do i lërë hapësirë programacionit të Top Channel, i cili është goxha i ngjeshur në verë, me shumë emisione dhe të reja që nuk dua t’i zbuloj për momentin dhe më pas do të vijë në sezonin vjeshtë-dimër 2023-2024”.- tregoi Hoxha, duke na pregatitur kështu për rinisjen e reality show-t, menjëherë pas verës.
Po ashtu, Sara tha edhe dy fjalë për "fenomenin Luiz" dhe nëse do të ketë një përsëritje të tij në edicionet e ardhshme:
“Nuk e di a do të kemi një fenomen tjetër Luiz, apo do të kemi më shumë konkurrentë që do të kthehen në fenomene. Ky spektakël tregoi se sa shumë publiku e do televizonin."
Pra bëni nja dy muaj plazh dhe bëhuni gati, "BBV3" është vërtetë afër!