INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha tregon tre gjëra që nuk i pëlqejnë tek Ledioni

Sara Hoxha tregon tre gjëra që nuk i pëlqejnë tek Ledioni

Publikuar më: 12:31 12-06-2022

Sara Hoxha ka treguar e ftuar në “Më lër të flas” tre gjëra që nuk i pëlqejnë tek bashkëshorti i saj Ledion Liço. Ndër gjërat që nuk pëlqen tek bashkëshorti i saj, Sara përmendi se Ledioni është shumë kërkues ndaj saj, pra ka shumë pritshmëri nga ajo.

 

Donald Veshaj: Kur ishte Ledioni i ftuar e pyetëm për tre gjërat që atij nuk i pëlqejnë tek Sara, tani ka ardhur momenti që ti të lash hakun.

Sara Hoxha: Gjëja e parë që nuk më pëlqen është kjo, që i thotë gjërat që nuk i pëlqejnë tek unë. E ka filtrin shumë më të largët se timin. Nuk ka filtra fare.

Gjëja e dytë është një binjak i luhatur, unë sikur merrem me dy njerëz njëkohësisht. Njëherë thotë më pëlqen këtu, pastaj thotë jo.

 

 

Donald Veshaj: I ke vendos emër binjakut tjetër?

Sara Hoxha: I kanë vendosur shokët e tij, Liu dhe Diu. Diu është ky negativi. Unë rri më shumë me Liun, kur del Diu iki unë. Diu është ai njeriu që bën “uf buf” për çdo gjë.

E treta është se Ledioni është shumë kërkues ndaj meje. Ai ka një ide për mua se si unë mund të jem për potencialin tim. Ai më blen libra për të lexuar kur ikim me pushime, ndërsa unë nuk i lexoj. Ai fillon ‘përse rri në telefon’, sepse ai lexon për vete. Më thotë sa mirë lexoje atëherë kur u lidhëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604