Sara Hoxha ka vendosur të shuajë kuriozitetin e fansave lidhur me mëmësinë, jetën mes dy djemve si dhe marrëdhënien e saj me motrën e madhe Lorin. Sara ka treguar gjithashtu cilat janë anët pozitive dhe negative të të pasurit dy fëmijë ku përmendi se merr më shumë dashuri, por i mbetet shumë pak kohë për vete. Ndërsa lidhur me pyetjen se cili është fëmija i saj i preferuar, Sara ka dhënë një përgjigje befasuese. Ajo thotë se fëmija i saj i preferuar është Lori Hoxha, motra e saj e madhe, sigurisht në kuadër të shakasë.