INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha zbulon pa komplekse problemin shëndetësor dhe i bën apel të gjithë nënave: E nënvlerësova…

Sara Hoxha zbulon pa komplekse problemin shëndetësor dhe i bën apel të gjithë nënave: E nënvlerësova…

Publikuar më: 11:34 24-05-2021

Sara Hoxha dhe Ledri Vula e kanë ekspozuar vajzën e tyre, Poem, në media sociale, që kur lindi. Sara ka qenë shumë e hapur me ndjekësit e saj dhe ka treguar të gjithë eksperiencën si nënë çdo ditë.

Së fundmi, gjendja shëndetësore e partneres së Ledrit është përkeqësuar dhe këtë e ka treguar vetë ajo me anë të një postimi në Instastory.

Për shkak të sasisë së madhe të qumështit, asaj i është shkaktuar një temperaturë e lartë, 40 gradë.

“Mbingarkesë qumështi që dje. Unë e nënvlerësova këtë gjë derisa më solli një temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhet të filloj antibiotikë duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë”, shkroi ajo krahas fotos së vetes.

Ditën e sotme, ajo ka treguar me anë të disa videove se ndihet shumë më mirë.

“Doja shumë që t’ju falenderoja për të gjithë ato mesazhe që më keni sjellë, për të gjithë ato sugjerime…

Doja t’ju thoja që lakra fitoi! Pra sot jam shumë më mirë, jo pak më mirë edhe pse nuk dukem ashtu, sepse sapo jam zgjuar nga gjumi, por ndihem vërtetë shumë më mirë. Nuk e di pse më ndodhi kjo, sepse më keni pyetur shumë, Mbase nuk ka pirë Poi aq shumë seç duhej e mbase unë e kam neglizhuar pak. Nuk di t’ju them, ka arsye të ndryshme pse mund të ndodhi, por ishte diçka shumë e dhimbshme. Jam shumë e lumtur që me kaq kaloi, sepse ka edhe më keq. Mamat e reja që jepni gji ju lutem bëni kujdes, shkarkoni mirë gjinjtë, sepse çfarë nuk mund të ndodhë“, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434