Sara Hoxha dhe Ledion Liço një vit më parë u bënë prindër për herë të dytë. Ata sollën sërish në jetë një djalë të cilin vendosën ta quajnë Roman. Sara ka postuar disa herë foto të vogëlushin, por pa e zbuluar portretin e tij, ndërsa sot me një foto shumë të bukur familjare ajo zbuloi për herë të parë fytyrën e ëmbël të Roman.
Ajo ka postuar një foto me Roman në duar, ndërsa Ledioni dhe Sara po e puthin në faqe. Vogëlushi është një biond shumë i ëmbël me sytë blu, në krahasim me të vëllain London që është kokëkuq.
“I vogli jonë”, shkruan Sara krahas fotos ndërsa shohim komente të shumta nga miq dhe fansa të çiftit.
Kujtojmë se Roman erdhi në jetë në tetor të viti që shkoi dhe prindërit i organizuar një festë shumë të këndshme me rastin e një vjetorit të lindjes.