INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara ka dy fjalë për këngën që Ledri do t’i dedikojë të bijës që s’ka ardhur ende në jetë!

Sara ka dy fjalë për këngën që Ledri do t’i dedikojë të bijës që s’ka ardhur ende në jetë!

Publikuar më: 13:28 07-10-2020

Ditën e djeshme, Ledri Vula ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto tepër emocionuese të ekos së bebushit që ai dhe Sara po presin të vijë në jetë.

“Jom ka des sytë me t’i pa”- ishin fjalët e reperit krahas postimit që na rrënqethi të gjithëve.

Në pjesën e sipërme të fotos, në cepin e majtë dhe të djathtë, ndjekësit vunë re një shkrim dhe një datë nga reperi, që në fakt e kanë një domethënie.

Duket se Ledri ka punuar një projekt të ri i cili i dedikohet të bijës që ende s’ka ardhur në jetë dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë!


“Si baba” titullohet kënga që do të publikohet në datën 10 të këtij muaji, ndërsa vetë Sara i ka pasur dy fjalë për këtë projekt.

Teksa fansat kanë duartrokitur Ledrin për këngën e veçantë që po sjell, partnerja e reperit i ka mbështetur ata.

“Kënga më e mirë e jotja najher”- shkruan ndjeksi të cilit Sara ia kthen:

“Kështu mendoj edhe unë”.120831570_1319785301702859_4944424162666166281_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926