Shpesh herë shohim shumë lajme rreth Sara Kapos ku shihet duke provokuar me deklaratat e saj. Këtë gjë ka bërë dhe së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘Thumb’, ajo ka pranuar se ka tradhtuar njëherë, por është penduar më tej. Madje i ka treguar vetë të vërtetën partnerit të saj asokohe.
“Kam tradhëtuar dhe jam ndjerë shumë keq madje kam shkuar i kam thënë më fal, e di që nuk është e lehtë të falësh një tradhëti por që herën e parë që e kam bërë nuk e kam bërë më se e kam më të rëndësishme të kem ndërgjejgjien time të pastër sesa një qejf të momentit”, u shpreh Sara./intv.al/