Pas shumë uljeve e ngritjeve Sara dhe Atdheu duket se i kanë dhënë fund lidhjes, kësaj radhe më seriozisht se kurrë.
Dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo gjurmë të tjetrit në profilin e tyre.
Pasi u ribashkuan dhe shfaqeshin të lumtur krah njëri-tjetrin një postim i papritur i Sarës me një mashkull tjetër bëri lëmsh rrjetin.
Më pas u pa se dyshja janë bërë ‘’block’’ në rrjete sociale dhe prej ditësh nuk ka ndonjë shenjë të ribashkimit.
Pas lajmeve se Sara u shfaq me dikë tjetër pas ndarjes nga Atdheu, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Story.
“Kur zemra thyhet, truri juaj fillon të punojë’’, shkruan në Storyn e shpërndarë nga Atdheu, i cili si duket nga kjo marrëdhënie doli zemërthyer.
Se çka po ndodh në të vërtetë mes çiftit dhe a do të kemi një ribashkim mbetet të shihet. Ata kanë ditur të na befasojnë që nga fillimi.