INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara “përkëdhel” Ledionin, i bën urimin më të veçantë  [FOTO]

Sara “përkëdhel” Ledionin, i bën urimin më të veçantë [FOTO]

Publikuar më: 19:06 01-12-2016

Dalëngadalë pritjes po i vjen fundi dhe Sara Hoxha e Ledion Liço shumë shpejt do të bekohen me një djalë. Çifti i njohur prej muajsh është në pritje të ëmbël, ku Sara po shijon ditët e fundit të shtatzënisë ndërkohë që Ledionit i duhet të përveshë mëngët për sezonin e ri të “The Voice of Albania”. 

Në përgatitjet e fundit të të gjithë produksionit, trashëgimtarja e “Top Channel” nuk mund të mos uronte babain e fëmijës që ajo pret, i cili do të jetë moderatori i këtij emisioni.

Me një mesazh të bukur dhe një buqetë me trëndafila të bardhë, Sara i ka uruar sezon të mbarë Liut, ashtu siç ajo e thërret me përkedheli.

“Liu, thefsh këmbën  (paç fat), dhe urime për çdo gjë! ndalo kurrë së qeni kaq punëtor. Gjithnjë me dashuri, S.”

Me siguri ky duhet të jetë urimi më i veçantë që Ledioni mund të ketë marrë, aq më tepër kur është bërë nga njeriu i zemrës

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127