INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarah Berisha zbulon detaje nga pushimet e para me Dj Pm dhe flet për planet për fejesë: Ishte hera e parë...

Sarah Berisha zbulon detaje nga pushimet e para me Dj Pm dhe flet për planet për fejesë: Ishte hera e parë...

Publikuar më: 17:36 03-06-2022

Pajtim Krasniqi i njohur me emrin e artit si Dj Pm dhe blogerja Sarah Berisha janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”, megjithatë çifti mundohen të jenë më të rezervuar pas daljes.

Pak javë më parë çifti bënë edhe udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit dhe si destinacion zgjodhën Firenzen. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sarah tha se udhëtimi ka shkuar shumë mirë dhe se janë kënaqur shumë.

“Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mire na mbajti koha. Ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë.”– tha ajo për “T7.”

Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, blogerja tha se është një temë që nuk e kanë diskutuar dhe as nuk kanë në plan ta diskutojnë për momentin.

“Jo nuk e kemi diskutuar, as nuk do ta diskutojmë ende! Ka kohë për këtë pjesë.”- tha Sarah.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë kohë më parë Sarah tha se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre. Teksa pranoi se edhe ata kanë problemet e tyre si çdo çift, Sarah u shpreh se nuk kanë diskutuar për të ardhmen dhe se është e largët kjo pjesë.

“Lidhja ka luhatjet e veta. Një herë zihemi një herë jemi shumë mirë. Ka ditë që nuk flasim për disa orë. Kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk e kemi ndjerë distancën sepse ai ka ardhur shpesh në Tiranë edhe unë kam shkuar në Prishtinë. PM më ka prezantuar me gjithë rrethin e tij shoqëror dhe kam raporte shumë të mira me të gjithë. Mendoj se lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi rreth 2 muaj që po përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe është herët për të folur për bashkëjetesë, fejesë, martesë. Nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e largët kjo pjesa.”-tha Sarah në një intervistë për ‘Prive’.

Dyshja ka takuar familjarët e njëri-tjetrit por ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625