INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarah flet për herë të parë për takimin me ‘vjehrrën’, nënën e DJ PM: Në fillim ishte…

Sarah flet për herë të parë për takimin me ‘vjehrrën’, nënën e DJ PM: Në fillim ishte…

Publikuar më: 18:34 13-02-2022

Ish-banorja e Big Brother VIP, Sarah Berisha që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë po e shijon në maksimum romancën edhe jashtë.

Ajo sëfundmi ka folur për takimin me nënën e DJ PM duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë.

Ndër të tjera duke qeshur u shpreh se e ka qejf që është në krah të Pajtimit.

"Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj."- ka thënë Sarah.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547