Për të gjithë ata që iu kishte munguar seriali i famshëm “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker ka një lajm të mirë për ju.
Gjatë një interviste për Press Association, aktorja protagoniste ka zbuluar se ajo bashkë me protagonistet e tjera i kanë thënë “Po”, vazhdimit të këtij seriali.
Ndërsa për pjesën tjetër, ajo është treguar diskrete.
“Sex and the City” është një ndër serialet më të ndjekur në televizion dhe me siguri shumë vajza e kanë gjetur veten tek të paktën njëra prej këtyre personazheve. Duke marrë parasysh impaktin e madh që ka në publik, nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë një film apo një seria për tu parë çdo javë.