INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saranda vizitohet nga djali i një mbreti…

Saranda vizitohet nga djali i një mbreti…

Publikuar më: 13:12 01-06-2016

Bregdeti i Sarandës është vizituar nga një jaht shumë luksoz. Në ekuipazh ndodhej djali i Mbretit të Arabisë Saudite, Al Saud me disa miq të tij.
Ata kanë qëndruar disa orë në brigjet e Sarandës dhe disa nga pasagjerët e tij kanë vizituar Butrintin.
Jahti vinte nga Greqia.
Sipas Drejtorit të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, dy prej pasagjerëve të anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë ai për në amfiteatrin e lashtë. Po Tare shoqëruesi i tyre nuk ka mësuar shumë gjëra për vizitorët e rrallë me jahtin superluksoz. Pasi kanë mbaruar vizitën në Butrint, vizitorët janë larguar në drejtim të Greqisë.
Tare ka thënë për ATSH se vizita e këtij superjahti luksoz është një shenjë e mirë për fillimin e sezonit turistik dhe për mundësitë e mëdha që ka turizmi i lundrimit në brigjet shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826