INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë, arrestohet polici duke futur heroinë në burg

Sarandë, arrestohet polici duke futur heroinë në burg

Publikuar më: 11:09 02-07-2017

Një punonjës policie ka rënë në pranga të policisë pasi tentoi të fusë heroinë në ambientet e burgut të Sarandës. Shtetasi Besmir Duka,30 vjeç, duke qenë në shërbim me këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë”. Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ka bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit Besmir Duka, banues në fshatin Kopacez, Delvinë. Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277