INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sarandë, do vidhnin bankomatin arrestohen në flagrancë dy bullgarët [VIDEO]

Publikuar më: 17:46 27-08-2017

Dy të huaj kanë rënë në pranga të policisë ndërsa po tentonin të vidhnin një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Sarandë. Bëhet fjalë për dy të rinj të shtetësisë bullgare të cilët u arrestuan në flagrancë nga policia. Më datë 27.08.2017, rreth ores 06:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga qëndra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen ”Nr. 4 ”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende (vegla pune) në dorë të cilët po tentojnë të vjedhin bankomatin. Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Mihal. Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari, Aleksander. D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari. Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0039851665496826