Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë më orët e para të mëngjesit të së hënës.
Policia bën me dije se rreth orës 05:25, 61-vjeçari i identifikuar si Leonard Qesari është gjetur i pajetë në trotuar me dëmtime në kokë dhe në pjesë të trupit.
Sipas verifikimeve të kamerave që gjendeshin pranë pallatit në lagjen Nr. 4 në Sarandë rezulton se 61-vjecari është rrëzuar nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon.
Pasi ka rënë ai është munduar të ngrihet .
Qesari ka qënë futbollist në ekipin e Butrinit dhe tashmë punonte në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Sarandë. Ai jetonte i vetëm ndërsa familjarët e tij janë larguar në Greqi.
Policia bën me dijes e Qesari ka qënë nën efektin e pikeve alkolike ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e rrethanave të ngjarjes.