INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë, gjendet  një trup në kanal

Sarandë, gjendet një trup në kanal

Publikuar më: 09:16 08-06-2016

Është gjetur i pajetë një trup i hedhur në kanal, pranë banesës së tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë dhe policia ka mundur të identifikojë viktimën. Trupi i përket, Ismet Avdia 61-vjeç, i cili ishte kthyer një ditë më parë nga Greqia.
Trupi është gjetur i pajetë nga nipi i tij.
Policia thotë se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 61-vjeçarit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet paraprake, trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

Article Logic
Execution time: 0.003101110458374