INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë. Goditet rrjeti i prostitucionit 4 persona në pranga

Sarandë. Goditet rrjeti i prostitucionit 4 persona në pranga

Publikuar më: 10:37 20-05-2017

Operacioni “Ladies” i ndërmarrë në qytetin e Sarandës ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti që ushtronte prostitucion. Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë përfunduar 4 persona.  U arrestuan shtetasit B.M., 27 vjeç, G.B., 32 vjeç, si dhe dy femra që ushtronin prostitucion 37-vjeçarja me inicialet A.I., banuese në Sarandë dhe D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat.
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh ka finalizuar operacioin në datë 19.05.2017. “Rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713