INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë, një person i vë flakën vetes me benzinë

Sarandë, një person i vë flakën vetes me benzinë

Publikuar më: 19:24 22-01-2017

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë ku një person ka djegur veten me lëndë djegëse të dyshuar "benzinë". Viktima, ende i pa identifikuar  i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse  në lagjen nr.4 Sarandë dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës. Blutë raportojnë  se viktima është i seksit mashkull, rreth 175 cm i gjatë, rreth moshës 30-40 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0021569728851318