Policia e Sarandës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim.
Në pranga është vënë shtetasi Janaq Xega me banim në fshatin Mursi, Sarandë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".