Një përplasje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e një përplasje me armë zjarri tre persona kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve rëndë.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa njëri ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit kanë marrë disa plagë, pasi dëshmitarët flasin për rreth 10 të shtëna me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por autorët janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur në bulevard, pranë hotel “Butrintit”, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e qytetit.
Blutë e Sarandës nuk japin më shumë detaje, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorëve.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe grupet e gatshme janë vënë në ndjekje të autorëve.