INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë, turistja norvegjeze gjendet e vdekur në dhomën e hotelit

Sarandë, turistja norvegjeze gjendet e vdekur në dhomën e hotelit

Publikuar më: 10:27 07-08-2016

Një shtetase norvegjeze, është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm nga familjarët e saj në një dhomë hoteli në Sarandë. Brigitte Fratzke, 57 vjeçare, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrelae, pasi në trupin e saj nuk ka shenja dhune, apo demtime të tjera. Shtetësja norvegjeze ka qenë duke pushuar në Sarandë së bashku me familjen e saj. Ndërkaq, policia po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 09:35, është gjetur e pa jetë një shtetase e huaj në një hotel të Sarandës.

Bëhet fjalë për shtetasen nga Norvegjia me inicialet B.F., 57 vjeçe, e cila ka qenë duke pushuar në Sarandë me familjen e saj në hotelin "Butrinti".

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale".

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104