Sara dhe Ledri janë padyshim një nga çiftet më të dashur dhe gëzojnë shumë popullaritet në rrjetet sociale. Prej muajit dhjetor të viti të kaluar familja e tyre është zgjeruar edhe me Poemën dhe s’mund të ishin më të plotësuar se kaq. Megjithatë përtej fakti që është një reper shumë i mirë dhe i talentuar, Ledri mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.
Sarën e ka zënë halli me Ledrin dhe nuk ka hallin e vajzave si e pëlqejnë, por të vetes. Reperi prej kohësh ka vendosur të mbajë flokë të gjatë dhe në formë të shkujdesur. Një look i tillë blogeres nuk i pëlqen dhe pas disa kërkesash private ajo ka vendosur ti bëjë thirrje publikisht të presë flokët.
Ky mision i duket i pamundur Sarës sa është dorëzuar para ndjekësve, por tregon se edhe kështu po i pëlqen.