INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarri e quan homoseksual Mancinin

Sarri e quan homoseksual Mancinin

Publikuar më: 09:56 20-01-2016

Maurizio Sarri e ka quajtur homoseksual, Roberto Mancinin, pas një zënke që kishin në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka shpërthyer kundër trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, të cilin e ka quajtur raciste, e për të cilin thotë se duhet të qëndrojë larg futbollit.

Ai tha se në fund të ndeshjes, Sarri e kishte quajtur homoseksual dhe po të ishte në Angli nuk do të shkelte më kurrë në ndonjë stadium. “Sarri është racist dhe njerëz si ai nuk i takojnë futbollit. Jam ngritur për të pyetur gjyqtarin e katërt pse dha 5 minuta shtesë. Ai është ngritur dhe me ka thirrur ‘homoseksual’. Do te isha krenar te isha ashtu:, tha Mancini për Rai Sport. “Për ndeshjen nuk më intereson fare, një burrë në të 60’tat që sillet kështu është një turp.

Mund te zihemi, por ky është turp. Më ka kërkuar falje, por ne Angli, një njeri si ai nuk do vendoste kurrë këmbe në stadium”, tha në fund i zemëruar Mancini. Kujtojmë se Inter mposhti Napolin 2:0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë dhe siguroj një vend në gjysmëfinale.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172