Ndarja e Morena Tarakut dhe miliarderit iranian Sasha Sobhani ka qenë në qendër të vëmendjes që prej ditës së djeshme për shkak të postimeve që dyshja po i dedikon njëri-tjetrit ku nuk kanë munguar ofendimet dhe kunjat.
Ishte miliarderi ai që konfirmoi ndarjen duke shkruar "Ik pirdhu" në një postim dhe "Jam beqar dhe i lumtur" në një postim tjetër.
Por Sasha nuk është ndalur me kaq pasi ditën e sotme në një postim tjetër shkruan "Turp të kesh", deklaratë që vjen pak orë pasi Morena në një video shkruante se kishte mësuar që të dashurin e kishte gej.