INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saturni në distancën më të afërt me Tokën

Saturni në distancën më të afërt me Tokën

Publikuar më: 10:11 03-06-2016

Gjatë ditës së sotme Saturni, një nga planetet më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të dominojë qiellin duke u pozicionuar në krahë të kundërt me Diellin dhe duke arritur në distancën më të shkurtër me Tokën, rreth 1.3 miliardë kilometra.

“Kush do të ketë mundësinë të vëzhgojë Saturnin me një teleskop mund të admirojë në kushte ideale unazat e mrekullueshme”, shpjegojnë ekspertët e Unionit Italian të Astronomisë (UAI). Planeti do të jetë i dukshëm gjithë natën në jug, po aq i dukshëm sa ishte Marsi.

Sikur të mos mjaftojë, edhe netët do të bëhen gjithnjë dhe më të shkurtra me afrimin e solsticit të verës, që do të ndodhë në orën 00:34 më 21 qershor, dita më e gjatë e vitit do të jetë 15 orë dhe 15 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494