Mediat amerikane kanë folur sot në lidhje me dalje e një raporti për shkakun e vdekjes së gazetarit arab, të washington Post. Sipas CNN qeveria saudite po përgatit një material ku do të deklarojë se gazetari i zhdukur Jaman Khashoggi, ka vdekur aksidentalisht gjatë marrjes në pyetje, në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi.
Më herët Khashoggi ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar opinone për Washington Post më pas është kthyer në Arabi. Sipas CNN, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Riad për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit më të lartë në Arabinë Saudite, ndërsa familja e Khashoggi bën thirrje autoriteve të hetojnë vdekjen e gazetarit dhe të ngrihet një komision hetimor ndërkombëtar.
Arabia Saudite ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar për të shpjeguar vdekjen e gazetarit. Çështja ka krijuar një përçarje diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Perëndimit aq sa firmat ndërkombëtare u larguan nga takimi që u zhvillua në Riad. Hetuesit turq përfunduan inspektimin e konsullatës saudite në Stamboll.