Në mbrëmjen e datës 26 janar u zhvillua konferenca vjetore e Asociacionit të Menaxherëve Sllovenë në Lubjanë, konferencë në të cilën u ndanë çmimet për menaxherët më të mirë të vitit 2016. Një ndër çmimet që u dha ishte edhe për të huajt që kanë studiuar në Slloveni në fushën e menaxhimit të biznesit, çmim që u fitua nga shqiptarja Saviola Shahollari nga Tirana, e cila ka përfunduar studimet për nivelin master pranë Shkollës Ndërkombëtare të Menaxhimit në Bled.Mirënjohja e saj shkoi për shkollën si dhe për asosacionin e menaxherëve për çmimin e dhënë.
Saviolës iu përcollën urimet më të mira edhe nga Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar.