INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sazan Guri: Çështjen për “Velierën” do të çojmë në Hagë po të jetë nevoja

Sazan Guri: Çështjen për “Velierën” do të çojmë në Hagë po të jetë nevoja

Publikuar më: 19:34 14-11-2017

I ftuar në Kolaudim, Aktivisti i Shoqërisë Civile Sazan Guri, ka folur për problematikat që po ndodhin në Valbonë dhe për projektin "Veliera" në Durrës.

Ai është shprehur shumë i revoltuar në lidhje me këto dy ngjarje veçanërisht për situatën e krijuar në zonën e Torres Veneciane në Durrës. Gërmimet që po bëhen në kuadër të projektit Veliera nga Bashkia Durrës, kanë shkaktuar një debat të madh publik, sepse flitet që punimet po bëhen mbi rrënoja antike, otomane duke i dëmtuar ato.

Ky debat ka përfshirë Bashkinë Durrësit, Ministrinë e Kulturës, shoqërinë civile ndër ta dhe Sazan Gurin. Ky i fundit është shprehur në Kolaudim çështja po trajtohet në dy gjykata, e ato deri më tani janë pro shoqërisë civile. Po deri në fund nuk i dihet, ndaj Guri u shpreh se nëse ky gjyq nuk fitohet, do ta çojnë deri në “Hagë”, me argumentin, të marrin hak ndaj të gjithë atyre burokratëve dhe njerëzve të tjerë të lartë që duan ta prishin historinë e lashtë të Durrësit.

Për më shumë informacion shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277