INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sazan Guri i ftuar në 3JAT – Rrëfim privat!

Sazan Guri i ftuar në 3JAT – Rrëfim privat!

Publikuar më: 13:23 12-01-2016

Në një intervistë pothuajse personale, Sazan Guri ka shpalosur të dhëna shumë interesante dhe të pathëna ndonjëherë në IN Tv, në emsionin 3JAT.

Ai nuk dëshiron të thirret profesor për aq kohë sa në vendin tonë mendimi i profesorëve nuk dëgjohet. Guri preferon, që më mirë të quhet qytetar i përpjekur!

I pyetur se cila është cilësia, që ai vlerëson tek vetja, aktivisti i shoqërisë civile thotë se armë të fortë ka këmbënguljen!

Cilësia që vlerëson tek një burrë për Gurin është burrëria po me dy pse jo dhe me tre R, e merr një shembull, kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskajn.

Tek një grua vlerëson sinqeritetin. Tek miqtë mirënjohjen. Ndërsa gabimi më i zakonshëm që ambjentalisti, Sazan Guri bën është që beson shumë tek të tjerët.

Ai thotë se vdekjen nuk e ka frikë dhe në përpjekjet e tij nëpër protesta është kërcënuar shumë. Guri veçon që pas protestës për armët kimike kanë tentuar ta shtypin me makinë, por ai thotë se komunikim e ka ndihmuar që të dalë nga shumë situata të ngjashme. E nga jeta dëshiron të largohet nga pushimi i zemrës duke argumentuar se është më mirë se askush nuk vuan!

Ai ka dëgjuar shumë për veten e tij dhe më e keqja, sipas Sazanit është që kur diskutohej plani urbanistik i Tiranës u akuzua, që përdorej nga ish – Kryeminsitri Sali Berisha, po Guri thekson se nuk është e vërtetë dhe ja ka lënë kohës, që ta zbardhë…

Po pavarësisht se Sazani nuk vlerëson asnjë nga kryeminsitrat e vendit pas viteve 1990, për qeverisje në interes të qytetarëve, për Berishën ka një vlerësim, por dhe një këshillë. Sipas tij Berisha është “pus” në dije dhe është erudit, por nëse dijet do ti “shkrinte” me dashurinë rezultate në qeverisjen e tij do të ishin shumë efikase.

Sazani edhe pse nuk morri rezultate të kënaqshme në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës është i vendosur kur thotë se nuk do të tërhiqet nga gara. Pas tre vjetësh ai do të rikandidojë sërisht kjo është e sigurt, por s’ka vendosur ende për kë bashki. Është mes Tiranës dhe Beratit.

Sazan Guri foli në 3JAT dhe për këshillat, që merr nga të tjerët me modesti pranon se mban shënime për çdo gjë, nga miqtë, profesorët, por dhe banorë të trevave të caktuara.

Dibrantë i dëgjon shumë, pasi Dibra sipas tij është vendi, ku del mendja dhe se dibrantë e kanë për “së gjëri”!

Ai dëgjon e këshillat e mirditorëve dhe thekson se ata e kanë mendjen për së “thelli”.

Ndërsa vlonjatët tha se janë si thikë me gjëmba në fillim, por kur i njeh më mirë janë shumë të mirë!

Sazan Guri ka dhe një shkrimtar të preferuar. Ai veçon Ismali Kadarenë edhe nga pikëpamja njerëzore dhe për të tregoi dhe një histori. - Në Paris në Fakultetin e Filologjisë ishin të përfshira 50 gjuhë të ndyshme, por jo gjuha shqipe dhe Kadare i shkroi një letër universitetit dhe falë tij gjuha shqipe sot është ndër gjuhët e para  që mësojnë studentët francezë.

Sazan Guri u pyet se çfarë do të bënte nëse Xhorxh Sorros do ti sillte për bamirësi 1 milion dollarë?! Guri nuk doli dot nga “lëkura” e tij dhe u përgjigj pa hezitim se do ti përdorte për mbjellje pemësh dhe për edukim mjedisor!

Article Logic
Execution time: 0.0017540454864502