INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Scarlett Johansson ndahet nga bashkëshorti, e pret një luftë e shëmtuar!

Scarlett Johansson ndahet nga bashkëshorti, e pret një luftë e shëmtuar!

Publikuar më: 13:20 08-03-2017

Pas javësh të tëra të mbushura me spekulime për gjendjen e martesës së saj, Scarlett Johansson i ka vënë firmën dhe vulën gjithçkaje.

Ajo ka nisur dokumentat për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, francezi Romain Dauriac. Page Six solli lajmin e bujshëm sipas të cilit avokatja e aktores hollivudiane, Judith Poller, i është futur përgatitjeve për luftë ligjore me Dauriac. Pikërisht ashtu pasi kjo ndarje duket se do të jetë gjithçka përveçse miqësore. Bëhet me dije se fundi i martesës prej 2 vitesh e gjysëm mund të përfundojë në një luftë të shëmtuar për kujdestarinë ligjore të vajzës së tyre 3 vjeçare, vogëlushes Rose. Pas Johnny Depp me Amber Rose, Brad Pitt me Angelina Jolie, thashethemeve të shumta për Kanye me Kim dhe tani kjo, mund të themi pa frikë se kjo është epoka e ndarjeve. 

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217