Nga një në ditë!
Mund të thuhet që Scott Disick i ndërron femrat më shpesh se të brendshmet, dhe do të ishte e drejtë pasi në javën e fundit është frekuentuar me një të ndryshme në ditë. Por pjesa më interesante është se këto të ditëve të fundit kanë një të përbashkët të vogë. Ato janë ish-e të Justin Bieber dhe jo vetëm flirte, pasi Sofia Richie ishte e dashura më serioze që këngëtari kanadez ka patur që pas Selena Gomez. E fundit në radhë ishte brunia bukuroshe Chantel Jeffries, e cila mori vëmendjen e ish partnerit të Kourtney Kardashian. Tashmë duket se ka diçka personale me Bieber, ndoshta pasi ky i fundit është përfolur gjerësisht se ka shkuar me Kourtney, që për më tepër është mamaja e tre fëmijëve të Scott. Pra, situate është bërë personale.