Në fillim shfaqet i interesuar për të, më pas kapet mat në krahët e një femre tjetër!
Scott Disick zakonin nuk e harron. Gjatë fundjavës Scott Disick po kalonte pak kohë cilësore në Costa Rica me mamanë e tre fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian. Madje ai edhe u fotografua duke admiruar partneren e tij të “herë-pas-hershme” në një tarracë plot me diell në Vilën Manzu ndërkohë që bukuroshja 37 vjeçare po relaksohej në bikini. Ndërsa tani a është kapur në flagrancë në Miami duke shijuar “shoqërinë” e një modeleje të bukur. Ishte përfolur gjatë se Scott kishte hequr dorë nga ky sport për t’u ribashkuar me mamanë e 3 fëmijëve të tij, dhe madje kjo e fundit po i jepte një shans, por nuk duket punë që mund të bëhet nga Disick.