INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Scott Disick tërbon internetin: Shpresoj që fëmija i Khloe të mos jetë imi! [FOTO]

Scott Disick tërbon internetin: Shpresoj që fëmija i Khloe të mos jetë imi! [FOTO]

Publikuar më: 12:52 09-06-2016

Çfarë do mendojë Kourtney Kardashian për këtë?

Scott Disick përdori rrjetet sociale për t’u kthyer dhe një herë në qendër të vëmendjes, dhe si çdo herë diçka të tillë e arrin natyrisht nëpërmjet motrave Kardashian. Kësaj radhe jo me ish bashkëshorten e tij Kourtney, me të cilën ka sjellë në botë 3 fëmijë, por motrën e saj më të vogël Khloe. Nëpër mediat amerikane kishin qarkulluar zëra sipas të cilëve Khloe ishte shtatzanë dhe menjëherë filloi gjuetia për të gjetur babain. Një revistë kishte listuar ndër kandidatët e mundshëm dhe ishin e Kourtney. Aty Scott duket se ka vendosur të argëtohet disi dhe postoi këtë revistë me mbishkrimin “me gishta të kryqëzuar”, duke shpresuar kështu që të mos ishte ai babai. Apo nuk është vetëm shaka? Kujtojmë se më parë është përfolur shumë për një marrëdhënie më shumë se miqësore ndërmjet tij dhe Kendall, dhe ata të dy janë shfaqur shumë të afërt në më shumë se një rast. Fundja, nga njëra motër tek tjetra, ç’ndryshim ka?

Article Logic
Execution time: 0.0044920444488525