INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Së bashku, e ardhmja më e bukur’, Alpha Bank në ndihmë të fëmijëve me sëmundje gjaku, i bashkohet nismës ‘Ti je një luledielli'

‘Së bashku, e ardhmja më e bukur’, Alpha Bank në ndihmë të fëmijëve me sëmundje gjaku, i bashkohet nismës ‘Ti je një luledielli'

Publikuar më: 15:24 20-05-2018

‘Së bashku, e ardhmja është më e bukur’ me një moto të tillë këtë vit ‘Alpha Bank’ i është bashkuar nismës ‘Ti je një luledielli’.

Stafi i bankës kanë blerë bluza me logon e fondacionit ‘Ti je një luledielli’ nismë e konceptuar nga Albana Osmani. Dhe sigurisht të gjitha të ardhurat e mbledhur nga stafi i bankës shkuan në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe për të plotësuar nevojat e identifikuara nga fondacioni në spitalet pediatrike në të gjithë Shqipërinë.

Për të rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin për nismën “Ti je një luledielli”, të 419 punonjësit e Alpha Bank Albania, u angazhuan aktivisht në datën 18 maj, ku mbajtën të veshur simbolin e kësaj nisme, bluzën me lulediell, përgjatë të gjithë ditës së punës.

Po ashtu edhe gjatë kësaj të diele pranë Liqenit Artificial të Tiranës, u organizua një aktivitet me fëmijët e stafit të bankës, të cilët performuan në kërcim, recitim, këngë dhe vegla të ndryshme muzikore, duke dhënë edhe ata kontributin e tyre me një mesazh dashurie dhe solidariteti për bashkëmoshatarët e tyre me sëmundje të ndryshme gjaku.

Drejtuesja e nismës“Ti je një luledielli”, Albana Osmani mori pjesë në këtë aktivitet dhe falenderoi Alpha Bank Albania dhe stafin e saj për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fëmijët për të cilët ajo kujdeset nëpërmjet kësaj nisme.

‘I jam mirënjohëse Alpha Bank Albania që është një ndër mbështetëset më të mëdhatë nismës “Ti je një luledielli”, dhe njëkohësisht jam e prekur nga këta fëmijë të mrekulleshëm, që performuan për ne sot dhe na sollën kaq shumë gëzim dhe diell te të gjithë,’ u shpreh Osmani.

Edhe Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues të Alpha Bank Albania për Biznesin Bankar me Pakicë u shpreh se është e lumtur dhe krenare për institucionin që përfaqëson, për stafin si dhe për të gjithë fëmijët të cilët që prej një muaji, me seriozitetin më të madh kanë bërë prova që sot të sillnin shfaqje kaq të bukur, të mbushur gjithë dashuri.

Prej 10 vitesh Alpha Bank organizon “Ditën e Vullnetarizmit” për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë me mbështetjen e projekteve që luajënë një rol të rëndësishmë në komunitet. Këtë vit Alpha Bank zgjodhi t’u vijë në ndihmë fëmijëve me sëmundje gjaku të shtruar në Pediatrinë e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211