INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se bënë publike lidhjen, por Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj po shkojnë drejt altarit?! Ja kur do të martohet çifti

Se bënë publike lidhjen, por Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj po shkojnë drejt altarit?! Ja kur do të martohet çifti

Publikuar më: 12:30 02-05-2021

Luana Vjollca është përfolur prej vitesh për një lidhje me djalin nga Kosova, Krenar Çoçajn. Pas shumë ulje-ngritjesh, dyshja janë bashkë dhe madje kanë vendosur të hedhin një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

“Gazeta Shqiptare” raporton se ky 30-vjetor do ta gjejë me një tjetër status Luanën, sepse çifti më i dashur për publikun kanë vendosur t’i japin fund beqarisë. Ata kanë vendosur që ti thonë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të vogël në të cilën do të jenë të ftuar njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tyre.

 Luana është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe na mbetet të presim nëse çifti do të publikojë imazhe nga dasma e tyre në muajin shtator të këtij viti.

Prej disa vitesh, Luana dhe Krenari kanë mbajtur një lidhje në distancë dhe kanë udhëtuar herë në Tiranë e herë në Prishtinë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998