Gjigandi i teknologjisë Facebook ka shpalosur sot planet për integrimin e rrjetit social me Instagramin, WhatsApp dhe Messenger. Kjo shkrirje synon të krijojë eksperiencën më të mirë të shkëmbimit të mesazheve për miliarda përdorues në mbarë botën që përdorin aplikacionet në pronësi të Facebook. Sipas kompanisë, aplikacionet do të vazhdojnë të qëndrojnë të ndara nga njëra-tjetra, por informacioni, infrastuktura dhe mesazhet do të shkrihen në një.
Mark Zuckerberg e konsideron integrimin si një projekt personal dhe do të zhvillohet vitin e ardhshëm, njoftoi The New York Times.
Të gjitha mesazhet e dërguara në mes të tre aplikacioneve do të jenë të koduara në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi t’i shohin ato.
” Integrimi mund të bëjë ndryshime të mëdha për përdoruesit. Aktualisht, WhatsApp kërkon vetëm një numër telefoni për të krijuar një llogari, ndërsa Facebook kërkon që njerëzit të përdorin identitetin e tyre të vërtetë. Ende nuk dihet nëse ëhatsApp së shpejti do të kërkojë përdoruesit të dorëzojnë më shumë informata personale”,- thuhet në një deklaratë të Facebook.