Mozzik dhe Loredana kanë mbushur mediat rozë ditët e fundit dhe jo pa arsye. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrin, shëtisin bashkë, bëjnë postime bashkë, por përsëri nuk dihet nëse ka një ribashkim të tyre.
Ata janë të vetmit që mund të na e sqarojnë njëherë e mirë këtë, por sigurisht që për një kohë të gjatë do vazhdojnë të heshtin, ashtu siç bëri Mozzik në emisionin e Luanës ku ishte i ftuar së fundmi.
Megjithatë ditën e djeshme Loredana është kthyer në Kosovë dhe gjejeni çfarë?
Po, ka darkuar me Mozzik, pa vajzën e tyre Hanën, por ishin në shoqërinë e këngëtares së njohur Kida.
Nuk e dimë ç’ka kurdisur treshja, megjithatë fakti që Lori dhe Mozzi kanë nisur të frekuentohen sërish kaq shpesh, do të thotë shumë!
Në mos ribashkim, nënkupton që i kanë rregulluar marrëdhëniet dhe s’kanë më hatërmbetje.
Kujtojmë që së fundmi Loredana tregoi në mënyrë indirekte që gjithmonë do jetë në krah të Mozzik dhe nuk do i lejojë të tjerët të flasin keq për të. (Lexo ketu).