Ronaldo është yll në fushë ndërsa në tribunë ajo që shkëlqen është e dashura e tij Georgina Rodriguez. Modelja 24-vjeçare, nënë e një vajze me Ronaldon, nuk mungon thuajse kurrë në ndeshjet e të dashurit të saj teksa e suporton me prezencën e saj. Në një foto të postuar në Instagram ku ka grumbulluar mbi 1 milion like, Georgina shkruan:
“Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time.”
Ajo ka marrë shumë komente, por neve na tërhoqi vëmendjen komenti i të dashurës së këngëtarit Maluma, Natalia. Kjo e fundit e ka quajtur “Mbretëreshë” Georginën që do të thotë se ato të dyja janë mikesha të mira.