Kiara Tito është padyshim një nga fytyrat më të dashura të ekraneve shqiptare. Moderatorja simpatike njihet për bukurinë natyrale, thjeshtësinë dhe elegancën që pasqyron si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshme me ndjekësit e saj me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt.
Së fundmi është bërë nostalgjike pasi është kthyer pas në kohë, në moshën 6-vjeçare. Moderatorja ka rrëfyer krahas fotos së vjetër se në atë moshë ishte e ‘fiksuar’ pas revistave të modës, madje fotoja në fjalë sipas saj ishte e denjë për një kopertinë në ‘Elle’.
Mesa duket pasioni për modën, fotografinë dhe televizionin ka nisur që në fëmijërinë e Kiarës dhe tashmë është finalizuar me disa punë në televizion e me biznesin e saj të veshjeve.