Velina më e re e programit “Stop” mban emrin Aulona Limani dhe është as më pak e as më shumë se 19 vjeçe. Aulona është me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë dhe është shumë e apasionuar pas baletit, me të cilin ka filluar që merret që prej moshës 3 vjeçare.
Gjatë puntatës së mbrëmshme të emisionit, gazetari Saimir Kodra ka zbuluar për publikun lidhjen e Aulonës me këngëtarin e njohur shqiptar, Ylli Limanin. Në momentin kur shfaqet kënga e Ylli Limanit në sfond, Saimir thotë: Ehh more Ylli çfarë kushërire ke”, duke iu referuar Aulonës.
Kjo e fundit vazhdoi të kërcente, duke mos e mohuar atë që tha moderatori, por teksa i hodhëm një sy instagramit të tyre, pamë që ata nuk ndjekin njëri-tjetrin.