INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se kishim dëgjuar më parë! Arjan Konomi habit me deklaratën e tij: Si më kërkoi para Soni Malaj

Se kishim dëgjuar më parë! Arjan Konomi habit me deklaratën e tij: Si më kërkoi para Soni Malaj

Publikuar më: 20:50 12-04-2018

Mësoni si qëndron e vërteta!

Ndoshta nuk e dinit, por gazetari i njohur Arjan Konomi dhe këngëtarja Sonil Malaj janë të përfshirë në një çështje gjyqësore prej kohësh. Është Soni ajo që ka ngritur më parë një padi në gjykatë, jo ndaj Arjanit, por ndaj medias ku ai punonte në atë kohë.

Arjan Konomi ishte i ftuar sot te “Rudina” ku u shpreh se çështja nuk është mbyllur ende si dhe tregoi me detaje faktin që Soni i ka kërkuar para për të dalë në kopertinë në kohën kur ishte e lidhur me balerinin italian Mirko.

“Kur unë drejtoja Revistën Shqip i kërkova Soni Malajt të ishte pjesë e kopertinës së revistës. Ajo fillimisht pranoi, pastaj më kërkoi para. Ndërkohë që në Shqipëri gjërat nuk funksionon kështu. Ne kemi nxjerrë Elsa Lilën me vajzën në vaskë dhe veç kënaqësisë s`mori asgjë tjetër.
Unë i thashë Sonit se s`mund t`ia jepja nga xhepi, se i punësuar isha dhe se botuesi nuk e praktikonte këtë gjë me askënd. Pastaj nuk pranoi. Pas kësaj ne bëmë një shkrim bazuar në një intervistë tjetër që ajo kishte dhënë, ishte koha kur ishte njohur me balerinin (Mirkon). Kapëm një batutë që kishte thënë se hante pulë me pilaf me të dashurin dhe kujtuam disa nga lidhjet që kishte pasur, ato publiket.
Ajo na hodhi në gjyq, por e humbi. Përgjegjësinë e mora unë meqë isha drejtuesi, por lajmin e bëri gazetarja dhe përgjegjës ishte botuesi. Gjithsesi unë ia thashë Sonit që pak kohë më vonë do jetë një i dashur tjetër dhe kështu ndodhi”, tha Arjan Konomi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279