Këngëtari i famshëm i ka habitur të gjithë ditën e djeshme pasi pranoi publikisht për herë të parë se është homoseksual dhe shumë i lumtur.
Bëhet fjalë për fituesin e “Amici”, Marco Carta. Këngëtari italian e bëri këtë rrëfim gjatë një interviste ekskluzive për “Domenica 5”, ku tregoi se puthjen e parë ia ka dhuruar shokut të klasës dhe arsyeja pse po e tregon këtë sekret, është që të jetë më i lumtur.
“Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak”, është shprehur këngëtari.