INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se kishim menduar asnjëherë! TAYNA tregon dy gjërat që mban gjithmonë me vete dhe paskan shumë vlerë për të! [FOTO]

Se kishim menduar asnjëherë! TAYNA tregon dy gjërat që mban gjithmonë me vete dhe paskan shumë vlerë për të! [FOTO]

Publikuar më: 09:30 25-10-2019

Tayna është një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit, e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave. Ka arritur që të kthehet në një figurë shumë të lakuar në median rozë dhe ka shumë përkrahës së muzikës së saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video si nga jeta personale ashtu edhe ajo profesionale. Mirëpo së fundmi na ka treguar një detaj shumë interesant për veten.

Reperja e njohur shqiptare ka treguar 2 gjërat që mban gjithnjë me vete. I pari është blloku i mirënjohjeve ku shkruan çdo ditë, që në fillimet e karrierës dy vite më parë.

“Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, ka shkruar reperja.

grat.png

 

I dyti është një ditar në të cilin ajo shkruan mbi përditshmërinë dhe gjëra të tjera të cilat do të kemi mundësinë t’i lexojmë një ditë, ndoshta pas 20 vitesh.

“Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”, ka thënë Tayna.

grat.png

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055