Arbenita është një ndër modelet më simpatike shqiptare dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive në INSTAGRAM ku shfaqet e kuruar deri në detaje dhe shumë vajza mund të inspirohen nga ajo për nga pamja.
Arbenita Ismajli befasoi të gjithë me foton e fundit, ku shfaqet pa grim dhe në një veshje mjaft relaksuese, siç nuk jemi mësuar ta shohim. Arbenita duket në formë të mirë në fotografinë e fundit që e postoi në Instagram.
Ajo ishte veshur me një palë tuta të bardha, bluzë të kuqe dhe atlete, ndërsa tha se kjo është veshja që e aplikon çdo ditë sepse Instagrami është tjetër botë.
“Ky është ‘look-u’ im çdo ditë. Instagrami është tjetër botë”, ka shkruar modelja.