Është padiskutim një prej këngëtareve shqiptare më të dashura dhe sigurisht më të ndjekura e të komentuara. Mjaft simpatike dhe me stilin e saj të veçantë Kida ka tërhqeur menjëherë vëmendjen që me debutimin e saj.
Grupit të biondeve i është bashkuar edhe Kida. Që në fillimet e karrierës së saj, Kida ka qëndruar gjithmonë brune, brenda kornizës së ngjyrave të errëta. Pavarësisht se kohët e fundit filloi të ndryshonte pak ngjyrë, këtë herë siç duket ka vendosur të bëhet përfundimisht bionde. Madje këngëtarja ka treguar se e dashuron ‘look’-un e saj të ri.